FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Zemra më djeg kur të shoh në zi, bëhu e fortë nëna Shqipëri”

Shqipëria u zgjua dje nën lëkundje të forta sizmike, që e kanë kaluar edhe tërmetin e fuqishëm të shtatorit. Pasojat e rënda kanë bërë që vendi sot të jetë në ditë zie kombëtare.

 

Ndërkohë, zisë Kombëtare të Shqipërisë, i është bashkuar edhe Federata e Futbollit në Maqedoni. Ata kanë vendosur që të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen sot për kampionatin maqedonas, do të nisin me një minutë heshtje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kanë munguar as mesazhet emocionues nga tifozët shqiptarë në Maqedonin e Veriut. Tifo-grupi “Ballistët” e Tetovës, kanë shpalosur ditën e sotme në përballjen ndaj Struga Trim & Lum, një banderolë ku shkruhej “Zemra më djeg kur të shoh në zi, bëhu e fortë nëna Shqipëri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?