Zeneli shkëlqen në Francë, shënon gol dhe dhuron asist (VIDEO)
Arbër Zeneli shënon golin e tij të parë në Francë në ndeshjen e tij të katërt në Ligue 1. U aktivizua si zëvendësues ndaj Marseille, Toulouse dhe Rennes (dha asist), ndërsa në sfidën e parë në rolin e titullarit me Reims, la shenjë në fitoren 2-4.
Zeneli realizoi me 11-metërsh në minutën e 47-të për avantazhin e përkohshëm 1-2, ndërsa kishte shërbyer edhe në rastin e golit të parë. Vendasit arritën të barazonin, por pësuan dy gola të tjerë gjatë pjesës së dytë.
Zeneli në këtë transfertë qëndroi në fushë deri në fund, duke i luajtur minutat të plota. Paraqitja e tij në këtë ndeshje tregoi se për pak javën 23-vjeçari jo vetëm ka mundur të integrohet me grupin, por po shndërrohet në një nga pikat më të forta të skuadrës.
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

