Zgjedhjet “kryqëzojnë” Vllazninë, shkodranët drejt pikiatës

Edhe pse është ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, Vllaznia e Shkodrës mbetet në tunel dhe në errësirë të plotë. Klubit historik i ka mbetur vetëm emri dhe asgjë tjetër.

Kontigjenti i futbollistëve nuk e përballon kategorinë e madhe, ndërkohë që nga ana tjetër, probleme ka në çdo hallkë të klubit. Kuqeblutë provuan një sezon të vështirë në histori, ku festuan 100 vjetorin në Kategorinë e Parë. Por kur mendohej se gjithçka po përfundonte dhe gjërat po merrnin rrjedhën e duhur, gjërat ndryshuan. Futbollistët kanë mbetur “peng” të tekave të drejtuesve.

Problematikat në qytetin veriore për sa i përket futbollit janë të mëdha. Bashkia u ndryshua dhe president i ri i kuqebluve është kryebashkiaku, Valdin Pjetri. Voltana Ademi u largua, sipas rezultatit të zgjedhjeve, pa u futur në politikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por çdo të ndodh se të gjitha këto kërkojnë kohën e duhur dhe në futboll minutat mbarojnë shpejt. Ekipet po përforcohen me elemente cilësore, ndërkohë në Shkodër ka vetëm hemoragji dhe ekipi është i papërgatitur për sezonin e ri. Efekti domino do të ndodhë në shumë hallka drejtuese të klubit, të paktën llogjikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?