Zgjodhi Shqipërinë para Italisë, talenti i Sasuolos tregon emocionet me fanellën kuqezi
Futbollisti i Kombëtares U-21, Aristidi Kolaj, doli sot në konferencën për shtyp para gazetarëve ku foli për përballjen e datën 7 qershor ndaj Turqisë.
Në prononcimin e tij, talenti që aktivizohet tek moshat e Sasuolos në Itali, u shpreh optimist për sa i përket të ardhmes si dhe ekipit Kombëtar.
“Ne jemi thirrur për të luajtur me Kombëtaren dhe jemi shumë të kënaqur. Kemi eksperiencë Europiane. Kur vesh fanellën e Shqipërisë jam shumë i kënaqur, është emocion fantastik. Ne jemi një ekip i bashkuar dhe në Turqi shkojmë për fitore dhe jemi të përqendruar vetëm te fitorja”.
Hapësira në ekipin e parë të Sasuolos – Kam bërë shumë stërvitje me ekipin e parë dhe trajnerin e njoh shumë mirë. Kam luajtur me ekipin e të rinjve dhe kemi bërë mirë, kështu që kam shpresë për të shkuar te ekipi i parë. Të shohim.
Mundësia e zgjedhjes mes Shqipërisë dhe Italisë – Shqipëria ka qenë për mua gjithmonë zgjedhje e parë dhe jam i kënaqur. Kemi besim se mund të shkojmë lart dhe se mund të fitojmë ndaj Turqisë.
KOHA JONË SONDAZH

