Zidane: Courtois na shpëtoi ndaj Getafes, është më i miri në botë!
Trajneri Zinedine Zidane është shprehur shumë i kënaqur me fitoren e sotme 3-0 në transfertë ndaj Getafes, duke i dhënë një meritë të veçantë portierit Courtois, i cili zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.
“Kemi vuajtur në pjesën e parë, sidomos me ndalimet e lojës dhe faullet. Courtois ishte në një ditë të mirë. Ai na ka shpëtuar 2-3 herë në pjesën e parë dhe ishte vendimtar.
Belgu është i rëndësishëm për ekipin tonë dhe e ka treguar jo vetëm në ndeshjen e sotme. Ai është më i miri në botë sepse është portieri im. Unë kam lojtarët më të mirë.
Modric bëri një ndeshje të madhe. E dimë se çfarë mund të na japë dhe jam i lumtur që luajti 90 minuta”, deklaroi Zidane.
KOHA JONË SONDAZH

