Zidane gati të marrë drejtimin e Chelsea-t, por ka disa kushte për Abramovich

Mund të mbyllet në fund të këtij sezoni aventura e Maurizio Sarrit në krye të pankinës së Chelsea-t. Sipas mediave angleze, Blutë e Londrës kanë vendosur që të ndryshojnë sërish trajnerin, teksa pritet që t’i besojnë drejtimin Zinedine Zidane. Francezi u largua nga pankina e Real Madrid pas triumfit në Champions League, në verën e kaluar.

Francezi është gati për t’i thënë “po” sipas tabloidit “The Sun”, por ai i ka vendosur edhe disa kushte pronarit rus. Fillimisht duhet që të qëndrojë Eden Hazard, fantazisti belg, i cili i pëlqente shumë që në kohën kur ishte pjesë e Realit.

Zidane kërkon një buxhet prej 230 milionë euro për t’i investuar në merkato, për t’i pasur kartat në rregull për të përforcuar organikën e ekipit. Mauro Icardi, Isco, Kalidou Koulibaly dhe Alex Telles janë emrat e preferuar për t’i drejtuar në të ardhmen, por për ta do të duhen 332 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?