Zidane “kërcënon” Klopp-in: Do ta eliminojmë Liverpoolin!
Pas mbylljes së fazës së grupeve, trajneri i Real Madridit, Zidane ka bërë shaka në lidhje me shortin e fazës tjetër për një duel të mundshëm ndaj Liverpoolit. Në vitin 2018, strategu francez triumfoi me merengues në finalen ndaj Jurgen Klopp në finalen e Kievit të luajtur në Ukrainë. Gjigantët e La Liga-s e kishin siguruar kualifikimin në grupe para fitores së mbrëmshme, 3-1 ndaj Club Brugge. Tani e gjithë vëmendja është te shorti i së hënës, ku nuk pritet të mungojnë duelet e mëdha.
“Nëse luajmë me Liverpool, ne do ta eliminojmë”, tregon duke buzëqeshur Zidane për “One Football”.
“Nuk mund të bëjmë asgjë në lidhje me shortin, të presim e të shohim. Jemi të kënaqur me fitoren dhe me mënyrën se si luajtëm. Kemi pasur vështirësi në lojën tonë, pasi belgët, si zakonisht, luajnë me pesë në pjesën e pasme.
Çuditërisht, sonte luajtën me katër. U deshën 10, ose 15 minuta që lojtarët të sistemoheshin në fushë, në varësi të kundërshtarit. Pjesa e dytë ishte më e mirë për ne, në çdo drejtim”, deklaroi Zidane.
KOHA JONË SONDAZH

