Zidane nuk ia lë në dorë fatit: Kualifikimi me Juven ende i hapur!
Pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e parë, trajneri i madrilenëve Zinedine Zidane kërkon që të ulë futbollistët e tij me këmbë në tok. Strategu francez beson se kualifikimi është ende i hapur, duke kërkuar yjet e tij që të zbresin në fushë me motivimin e duhur.
“Vit pas viti po bëjmë më të mirë në kompeticion. Këtë vit na ka munguar ndoshta vazhdimësia në fazën më të komplikuar në La Liga. Në Champions League kemi marrë rezultate impresionuese. Kemi arritur që t’i zgjidhim problemet në mbrojtje kur kemi pësuar shumë. Tani luajmë edhe më mirë, dhe jemi më kompetitivë në lojërat tona.
Reali favorit në Champions? Nuk më pëlqen të flas në këtë mënyrë. Mua më intereson që skuadra t’i tregojë vlerat në fushën e lojës. Në futboll duhet respektuar çdo kundërshtar: mund ta kishim humbur derbin në fund, por edhe mund të kishim fituar.
Futbolli italian? Nuk besoj se po kalon një moment të dobët. Mendoj se spanjoll për momentin kanë kualitete të jashtëzakonshme. Bufon? Një person i jashtëzakonshëm dhe një lojtar i madh, por duhet që ta eliminojmë Juven. Nuk e di çfarë do të ndodhë me Xhixhin, por do të mbetet gjithmonë i madh”, u shpreh Zidane në konferencën para ndeshjes. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

