Zidane: Pogba te Reali? Ne e dimë se çfarë do të ndodhë!

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka refuzuar të tërhiqet nga gara për mesfushorin francez të Manchester United, Paul Pogba. Duke folur në konferencën për shtyp par miqësores në Houston, strategu francez komentoi situatën e kampionit të botës, vlera e të cilit ka shkuar në 200 milionë euro.

 

“Duhet të respektojmë mënyrën se si janë gjërat. E kemi të qartë se çfarë duam dhe çfarë mund të ndodhë deri më 31 gusht. Deri atëherë mund të bëjmë ndryshime me futbollistë që ikin apo vijnë”. Edhe pse ai këmbënguli në “respektimin” e situatës aktuale, Zidane e pranoi se Real Madridi “ka një plan dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zidane gjithashtu komentoi edhe transferimin e Eden Hazard, i cili pritet që të debutojë ndaj Bayern Munich sonte në mbrëmje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E njohim të gjithë se si është ai. Hazard është një lojtar që mund të bëjë diferencën dhe në futbollin e sotëm kjo është shumë e rëndësishme. Jam i bindur që do na japë diçka më shumë”, u shpreh Zidane. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?