ZYRTARE/ Ajeti rikthehet në Itali, firmos për 2 vite me Reggianan
Arlind Ajeti rikthehet zyrtarisht në Itali, tashmë për të mbajtur fanellën e Reggianas në Serie B, ku do të synojë rikthimin në elitën e futbollit italian. Ajeti është larguar kështu pas disa muajsh eksperiencë në Danimarkë me fanellën e Veljes për t’u transferuar në Itali aty ku ka firmosur për 2 vite me Reggianan.
Ai do të veshë fanellën me numër 93 te klubi nga Reggio Emilia, ndërsa Reggiana bëhet ekipi i 4-t i tij në Itali pas aventurave në Serie A me Frosinonen, Torinon dhe Crotonen. Pas prezantimit te skuadra e tij e re, vetë lojtari ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i Reggianas me shpresën se te kjo skuadër Ajeti do të gjejë formën optimale.
“Më ka munguar shumë Italia, kam patur shumë dëshirë të rikthehem në këtë vend. Jam i lumtur që do të jem pjesë e një klubi historik që përfaqëson krahinën e Reggio Emilias. Falënderoj klubin për këtë mundësi, drejtorin sportiv Tosi dhe trajnerin Alvini që më kanë dashur me çdo kusht. Unë ashtu si e gjithë skuadra do të japim maksimumin për të siguruar sa më shpejt qëndrimin në këtë kategori dhe më pas për të ëndërruar gjëra më të mëdha”, nënvizoi Ajeti për faqen zyrtare të klubit.
KOHA JONË SONDAZH

