ZYRTARE/ Albacete blen përfundimisht kartonin e Manajt tek Interi
Prej disa ditësh është mësuar lajmi që Albacete do të blejë kartonin e plotë të Manajt, por tashmë ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga klubi spanjoll, duke bërë edhe një deklaratë për shtyp.
“Albacete ka përdorur opsionin për blerjen e kartonit të Rei Manajt. Në këtë mënyrë futbollisti shqiptar baht një futbollist i ekipit tonë. Ai do të jetë i lidhur me një kontratë deri në vitin 2024, për të vijuar historinë e nisur në sezonin e fundit, duke shkëlqyer. Rei ka luajtur në 30 ndeshje, duke shënuar 7 gola”, ka shkruar ekipi spanjoll.
Kartonin e plotë të Manajt e zotëronte skuadra e Interit, por klubi zikaltër nuk ishte i interesuar më për shërbimet e tij. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

