ZYRTARE/ Ancelotti merr drejtimin e Evertonit para sfidës me Arsenalin

Carlo Ancelotti tashmë është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së Evertonit.  Ky i fundit u shkarkua pak ditë më parë nga napolitanët dhe pa mbushur ende javën gjeti menjëherë një tjetër pankinë për të vijuar karrierën, si për t’i treguar De Laurentiis-it se gaboi që e largoi.

Ancelotti do t’i mbajë palët të lidhura për 4 sezone e gjysmë, pra deri më 2024-ën, shenjë kjo që italianit i është besuar një projekt i rëndësishëm. Ancelotti është transferuar në Angli bashkë e stafin e tij, por si ndihmës të parë do të ketë edhe trajnerin e përkohshëm të Everton, Duncan Ferguson, ndërsa debutimi pritet të vijë më 26 dhjetor në ndeshjen përballë Burnley-t.

Kjo është eksperienca e dytë e Ancelottit në kampionatin anglez, pasi herën e parë drejtoi Chelsea-n në Londër, ku arriti të fitojë edhe titullin kampion, ndërsa këtë herë duhet pranuar se objektivat e Everton nuk janë aq madhorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?