ZYRTARE/ Arteta merr drejtimin e skuadrës së Arsenalit

Tashmë është zyrtare: Mikel Arteta është trajneri më i ri i skuadrës së Arsenalit. Skuadra londineze po kërkonte një teknik për të zëvendësuar Unay Emery, i pushuar nga puna më 29 nëntor dhe ka zgjedhur ndihmësin e deritanishëm të Pep Guardiola-s te Manchester City.

Arteta e njeh mjaft mirë ambientin e klubit londinez, pasi është aktivizuar për 5 sezone, para se të tërhiqej në sezonin 2015-16. Ai madje ka qenë edh kapiteni i skuadrës duke lënë gjurmë te tifozeria londineze.

“Është një nder i madh. Arsenali është një nga klubet më të mëdha në botë. Ne duhet të luftojmë gjithmonë për trofe dhe këtë ia kam bërë të qartë drejtuesve. Është një punë e madhe për t’ia arritur, por ne duhet të kemi besim”, ishin fjalët e para të Arteta-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?