FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Barcelona largon Semedon, transferohet te “Ujqërit”

Vijojnë largimet te skuadra e Barcelonës. Pas vendimit të trajnerit Ronald Koeman për të larguar disa futbollistë, drejtuesit deri më tani kanë arritur që të realizojnë dëshirat e tij.

Largimi i fundit është Nelson Semedo, i cili tashmë është zyrtarisht një futbollist i skuadrës së Wolves. Mbrojtësi e përfundoi transferimin te Wolves këtë mëngjes, kundrejt një investimi prej 30 milionë eurosh si pagesë fikse, plus 10 milionë të tjera bonuse.

Me klubin blaugrana ai luajti 120 ndeshje në tri sezone, por pa mundur që të tregojë vlerat e tij më të mira, kur u mor nga skuadra e Benficës.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?