ZYRTARE/ Diego Godin është futbollisti më i ri i Interit (VIDEO)

Interi ka zyrtarizuar goditjen e parë në merkaton e kësaj vere, duke njoftuar afrimin e Diego Godin. Ish mbrojtësi i Atleticos së Madridit, refuzoi rinovimin me Atleticon dhe prej kohësh kishte arritur një marrëveshje me zikaltërit, por vetëm ditën e sotme është bërë edhe njoftimi nga klubi.

Në moshën 33-vjeçare, Godin është një futbollist që i bashkohet Interit me parametra zero dhe pritet të sjellë një eksperiencë të madhe ndërkombëtare, të fituar gjatë 9 viteve të qëndrimit në Madrid, por edhe te kombëtarja uruguaiane. Mësohet se Diego Godin ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin zikaltër dhe do të vihet në dispozicion të Antonio Contes në ditët e fundit të korrikut, për të formuar një “digë” mbrojtëse bashkë me Milan Skriniar dhe Stefan De Vrij.

Gjatë ditës së sotme zikaltrit pritet të zyrtarizojnë edhe mesfushorin anësor Valentin Lazaro, i cili u ble përreth 22 milionë euro nga Hertha e Berlinit dhe mbërriti mbrëmjen e djeshme në Milano. Këtë javë do të prezantohet me fanellën zikaltër edhe mesfushori i Sassuolos, Stefano Sensi, pasi palët kanë arritur marrëveshjen e transferimit, ndërsa nuk përjashtohen emra të tjerë, pasi po punohet në pista si Edin Dzeko, Romelu Lukaku dhe Nicolo Barrela.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?