ZYRTARE/ Dy legjendat e Juventusit rinovojnë edhe për një vit kontratën
Nga thashethemet në realitet. Giorgio Chiellini dhe Gigi Buffon kanë rinovuar deri në vitin 2021 me skuadrën e Juventusit.
“Ka futbollistë që nuk kanë nevojë për prezantim. Kampionë të cilët flasin me historinë e tyre dhe që kanë një lidhje të përjetshme me fanellën. Shembuj në dhomat e zhveshjes dhe në fushë, lider, me ADN bardhezi.
Buffon dhe Chiellini janë kapitenë dhe pandiera. Konfirmojmë se nuk kanë nevojë për zyrtarizim, kontratat e tyre shkojnë deri në vitin 2021”, ka shkruar klubi torinez në deklaratën për shtyp. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

