ZYRTARE/ Gjoka jep dorëheqjen nga drejtimi i Kamzës

Ernest Gjoka ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të Kamzës.  Tekniku kryeqytetas nuk e ka kapërdirë mirë humbjen 1-0 kundër Kastriotit, duke u larguar nga skuadra kryeqytetase.

Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit nga periferia e kryeqytetit, që mes të tjerash i uron suksese teknikut Gjoka.

Gjoka mori drejtimin e Kamzës në mesin e nëntorit, ku regjistroi vetëm 2 fitore në kampionat dhe një në Kupë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zyrtare

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ndeshjes trajneri Ernest Gjoka është dorëhequr nga skuadra.

I urojmë suksese trajnerit në karrierën e tij. Bashkëpunimi ynë është mbyllur këtu”, shkruan klubi i Kamzës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?