FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Herrera është futbollisti më i ri i PSG-së

Ander Herrera është futbollisti më i ri i PSG-së. Mesfushori spanjoll do të jetë pjesë e klubit francez për pesë vitet e ardhshme. Ai ka firmosur kontratë deri në vitin 2024, teksa do të përfitojë 7 milionë euro në sezon. Spanjolli vjen në Paris pas përfundimit të kontratës me Manchester United dhe do të jetë një alternativë më shumë për trajnerin Thomas Tuchel.

 

29-vjeçari vjen me qëllimin për të mbuluar hapësirën e lënë bosh nga Rabiot, i larguar te Juventusi. Herrera kishte një sërë ofertash nga gjigantë të Evropës, por Parisi ishte klubi që kënaqi interesat e tij. Spanjolli është zyrtarizuar nga PSG në faqen e klubit në “Twitter”, ku shfaqet me uniformën e re duke luajtur lojën e njohur “FIFA 2020”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?