ZYRTARE/ Izolohet e gjithë Italia, pezullohet Seria A
Situata e emergjencës së koronavirusit, e ka kthyer Italinë në zonë të kuqe. Edhe sporti nuk ka shpëtuar, teksa kampionati italan është pezulluar totalisht deri në muajin prill. Lajmin e ka dhënë kryeministri i Italisë, Giussepe Conte në një konferencë për shtyp.
“Në këtë pikë nuk ka më arsye që të vazhdojnë manifestimet sportive, mendoj për kampionatin e futbollit: më vjen keq ta them, por tifozët duhet ta pranojnë. Nuk do të lejojmë që të përdoren palestrat për zhvillimin e aktiviteteve sportive”, tha Conte.
Gjatë kësaj periudhe e gjithë Italia nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv.
KOHA JONË SONDAZH

