ZYRTARE/ Kukësi godet në merkato, firmos me sulmuesin e kombëtares
Skuadra e Kukësit bën goditjen e madhe në këtë merkato, teksa ka arritur që të nënshkruajë me sulmuesin kombëtares shqiptare, Enis Gavazaj.
Ky i fundit ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës në sezonet 2016-2018, ndërsa vitin e kaluar e kaloi në huazim mes rusëve të Yenniseyt në fazën e parë dhe bjellorusëve të Dinamos së Minskut në të dytën.
Shifrat e tij në sezonin që lamë pas nuk ishin impresionuese, pasi luajti vetëm 12 takime, duke mos shënuar asnjë gol, por bëhet fjalë për një 24-vjeçar që e njeh mjaft mirë Kategorinë Superiore.
Sulmuesi nga Zhuri i Prizrenit është bërë pjesë e Kombëtares Shqiptare në vitin 2018 dhe ka luajtur 3 takime, në kohën kur trajner ishte Kristian Panucci, ndërsa më pas nuk u ftua më për mungesë aktivizimi.
Me ardhjen e Gavazajt, por edhe me Valdet Ramën, Vasil Shkurtajn dhe Eduart Rrocën, kompletohet sulmi i skuadrës verilindore.
KOHA JONË SONDAZH

