FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Mandzukic largohet nga Juventusi, firmos me skuadrën e re

Tashmë është zyrtare: Mario Mandzukic është futbollisti më i ri i skuadrës së Al Duhail. Sulmuesi i Juventusit ka firmosur sot kontratën me klubin nga Katari, pavarësisht se në orët e fundit nuk munguan zërat për një tjetër dështim të akordit.

Futbollisti ka kryer vizitat mjekësore para tri ditëve, ndërkohë që tashmë është bërë njoftimi zyrtar nga klubi nga Katari. Juventusi pritet të përfitojë 5.5 milionë euro nga kjo lëvizje.

Mandzukic ka firmosur një kontratë 18-mujore me Al Duhail. 33-vjeçari largohet nga Juventusi pas 4 vitesh e gjysmë ku ka regjistruar 162 ndeshje të luajtura 44 gola, teksa ka fituar edhe 9 trofe brenda Italisë me bardhezinjtë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?