ZYRTARE/ Mbrojtësi i PSG firmos me Dortmundin deri në vitin 2024

Borussia Dortmund është një nga skuadrat më aktive në merkato. Pas Emre Can në muajin janar, nënkampionët e Gjermanisë siguruan me parametër zero shërbimet e një mbrojtësi të shumëdëshiruar nga klubet elitare, belgut, Thomas Meunier, të cilit i përfundoi kontrata me PSG-në.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë me verdhezinjtë për katër sezonet e ardhshme, deri në verën e vitit 2024. Ai do të zëvendësojë Hakimi-n, i cili do të rikthehet te Real Madrid pas huazimi dy-vjeçar nga Reali.

Meunier ka luajtur te PSG në 4 vitet e fundit, duke bërë paraqitje shumë të mira, ndërkohë që tashmë do të provojë që të bëjë mirë edhe në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?