ZYRTARE/ Napoli shkarkon Ancelottin edhe pse u kualifikua në Champions League
Aurelio De Laurentiis nuk ka humbur kohë, teksa pas fitores 4-0 ndaj Genk që u dhuroi kualifikimin matematik për në fazën tjetër në Champions League, ka shkarkuar trajnerin Carlo Ancelotti. Lajmi është zyrtarizua sonte në mbrëmje në orën 23:38 me një njoftim për shtyp nga klubi italian.
Trajneri pas ndeshjes, kishte paralajmëruar një takim me presidentin për të mërkurën, por ata janë takuar më shpejt në Hotel Vesuvio në mbrëmje duke vendosur ndarjen.
Gennaro Gattuso tashmë është gati për të marrë stolin e skuadrës së Napolit. Në orët dhe në ditët në vijim do të mësohet më shumë, teksa klubi napolitan po kalon një krizë të madhe në kampionat, ku nuk fiton prej javësh. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

