FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Neto transferohet te skuadra e Barcelonës

Norberto Neto është portieri më i ri i skuadrës së Barcelonës. “Gardiani” brazilian ka vendosur që të vijojë karrierën në “Camp Nou” as një sezoni fantastik te Valencia, ku spikati si një nga portierët më të mirë të sezoni. Neto mbush 30 vjeç në korrik dhe do të jetë alternativë e Ter Stegen në “Camp Nou”.

 

Shifra e transferimit është 26 milionë euro, plus 9 milionë bonus. Braziliani ka nënshkruar deri në vitin 2023, me një klauzolë lirimi prej 200 milionë euro, të përfshirë në kontratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Braziliani ka qenë protagonist në Serie A për disa vite me fanellën e Fiorentinës, përpara se të transferohej si lojtar i lirë te Juventusi.  Në sezonin e kaluar, Neto ishte ndër portierët më të mirë të La Liga-s, duke mbrojtur fanellën e Valencias. Ai u rendit i dyti në përqindjen e pritjeve (75.9%), prapa Oblak të Atletico Madridit (79.4%).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?