ZYRTARE/ Një tjetër ndeshje e madhe në “Air Albania Stadium”, luhet këtë muaj

Stadiumi i ri “Air Albania” do të presë një tjetër sfidë ndeshje shumë interesante të Kategorisë Superiore. Pas derbit të madh të kryeqytetit, Partizani-Tirana, dhe “sfidës së solidaritetit” mes veteranëve të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë, impianti modern futbollistik i kryeqytetit do të mbledhë sërish dashamirësit e shumtë të këtij sporti.

Klubi verilindor ka zyrtarizuar sot vend-zhvillimin e ndeshjes së javës së 19-të të Superiores në “Air Albania Stadium”: “FK Kukësi ka arritur të gjejë një akord me Federatën Shqiptare të Futbollit që ndeshja kundër FK Partizanit të luhet në ‘Air Albania Stadium’. Për informacione mbi çmimin e biletave dhe të tjera do të njoftoheni në ditët në vijim”.

Ky do të jetë një duel shumë interesant, pasi vihen përballë dy skuadrat favorite për të fituar titullin kampion gjatë këtij sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?