FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Partizani afron mesfushorin e talentuar të Shkupit

Partizani ka zyrtarizuar afrimin e Rron Broja. Mesfushori i talentuar do të jetë pjesë e skuadrës për dy vitet e ardhshme, pasi ka nënshkruar sot kontratën me kampionët e Shqipërisë. 23-vjeçari nga Kosova do të vishet i kuq, pas eksperiencës pozitive te FC Shkupi.

Broja ka luajtur me skuadra si Gent II, SK Deinze në Belgjikë dhe Trepça ’89. Gjithashtu ka qenë pjesë edhe e ekipeve kombëtare U-21 të Shqipërisë dhe Kosovës.

Mesfushori i talentuar do t’u bashkohet të kuqve menjëherë pas mbërritjes së ekipit në kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotografia e Becko Iseni

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?