Zyrtare/ Partizani prezanton talentin e Besës, firmos për 5 sezone

Partizani ka goditur në merkaton, duke ofruar lojtarin e dytë në këtë dritare janari. Të kuqtë kanë prezantuar sulmuesin e talentuar, Tedi Cara.

19-vjeçari ka gjetur akordin me kampionët e Superligës dhe do të jetë një alternativë për Adolfo Sormanin, që kërkon të përsëris sezonin e shkuar te kryeqytetasit.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, Partizani zbulon se Cara do të vishet i kuq për 5 vitet e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me klubin e Besës për transferimin e Tedi Carës. Sulmuesi i talentuar kavajas i bashkohet kampionëve në fuqi pasi ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me të kuqtë. Me ekipin e Besës këtë sezon 19 vjeçari, ka shënuar 8 gola. Performanca pozitive , Cara ka dhuruar edhe me ekipet përfaqësuese U-19 dhe U-20 të Shqipërisë,” thuhet në njoftimin për shtyp.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cara bëhet prurja e dytë në këtë merkato për Partizanin, pas Kërçikut nga Tirana.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?