Zyrtare, Rafael Benitez trajneri i Realit të Madridit
Nuk ka spekulime. Pas largimit të Carlo Ancelottti, Real Madrid ka zyrtarizuar Rafael Benitez si trajnerin e ri të skuadrës. Me anë të një komunikate, klubi spanjoll njoftoi atë që ishte publikuar prej disa ditësh nga mediat sportive.
Benitez mbylli të hënën aventurën e tij me Napolin dhe ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me madrilenët, me një pagë vjetore prej 4 milionë eurosh.
Ish-trajneri i Valencias dhe Liverpulit ka dy ditë që po qëndron në qendrën stërvitore të Realit, ku po punon për përgatitjen e fazës përgatitore.
KOHA JONË SONDAZH

