ZYRTARE/ Sarabia transferohet te skuadra e PSG-së
PSG kanë zyrtarizuar blerjen e Pablo Sarabia Garcia nga Sevilla për shifrën e 18 milionë eurove, aq sa ishte edhe klauzola e largimit të tij, edhe pse vlera e tij kartonit, pas një sezoni të mirë të spanjollit, përllogaritej 40 milionë euro.
Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur kontratë 5-vjeçare, me pagë 4 milionë euro në sezon. 27-vjeçari gjatë sezonit të kaluar shënoi 23 gola dhe dha 17 asiste në të gjitha ndeshjet me andaluzët.
Në 232 ndeshje në total në La Liga, Sarabia ka shënuar edhe 38 gola, ndërsa 9 të tjerë i ka shënuar edhe në Kupën e Mbretit.
KOHA JONË SONDAZH

