ZYRTARE/ Shtyhen ndeshjet e Interit dhe Romës në Europa League
UEFA ka vendosur përfundimisht që dy duelet italo-spanjolle Sevilla-Roma dhe Inter-Getafe të mos luhen këtë të enjte. Vendimi erdhi pasi Getafe nuk pranoi që të udhëtonte në mënyrë që të ruhen nga përhapja e koronavirusit.
Roma ndërkohë nuk u pranua që të udhëtonte nga autoritetet spanjolle. Të dyja këto ndeshje ishin programuar për t’u luajtur me dyer të mbyllura, por UEFA u tërhoq dhe vendosi pezullimin e tyre. Në komunikatën zyrtare, UEFA nuk jep sqarime se si do të procedohet me ndeshjet dhe as me vijimësinë e kompeticionit.
KOHA JONË SONDAZH

