ZYRTARE/ Sulmuesi që shkëlqeu me Holandën në Botëror transferohet te Liverpooli

Sulmuesi holandez, Cody Gakpo, është futbollisti më i ri i Liverpoolit. Ka qenë vetë faqja zyrtare e klubit e cila me anë të një postimi, publikoi lajmin për arritjen e marrëveshjes.

Në mediat britanike është mësuar se Liverpool ka paguar 53 milionë euro përfshirë dhe bonuset për kartonin e 23-vjeçarit, aq sa kërkonte dhe PSV Eindhoven.

Cody Gakpo ishte një nga elementet kryesore të Holandës në Botërorin e Katarit, teksa u bë i pari holandez që shënoi në secilën ndeshje të fazës së grupeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?