FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Tirana rikthen në skuadër edhe sulmuesin Mario Morina

Mario Morina është përforcimi i radhës te skuadra e Tiranësnë këto ditë të fundit të merkatos së janarit. Sulmuesi i formuar nga radhët e bardhebluve ka nënshkruar deri ne fund të sezonit. 27-vjeçari vjen pas aventurës së fundit te Prishtina në Kosovë.

Në fakt, bëhet fjalë për një rikthim te 24 herë kampionët e Shqipërisë të sulmuesit që prej dy muajsh stërvitje me bardheblutë. Që kur u largua nga skuadra kryeqytetase në vitin 2015, ka provuar të luajë me shumë skuadra në Superiore dhe në kategorinë e parë (Flamurtari, Kukësi, Kamza, Besa, Dinamo), para se të transferohej në IPKO Superligën e Kosovës.

Kjo do të jetë si një periudhë provë për Morinën, i cili na rast se do të rikonfirmohet te bardheblutë me aktivizime dhe gola, me shumë mundësi do të fitojë një kontratë të re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?