Zyrtare/ Ylli i kombëtares Dardane gjen “strehë” të re, firmos në Belgjikë

Ishte në ajër prej disa kohësh, por tashmë është zyrtare. Mërgim Vojvoda është futbollisti më i ri i Standard Liege.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës ka kryer transferimin e tij te një nga skuadrat më me histori në Belgjikë. 24 vjeçari ka nënshkruar me Liege për 4 sezonesh e ardhshme, teksa kartoni i tij mësohet se i ka kushtuar rreth 1 milion euro.

Një rikthim ky për Vojvoda, i cili ishte pjesë e të rinjve të Liege nga 2011 deri në vitin 2014. Kosovari ishte pjesë e Mouscron prej vitit 2016, ndërsa në CV e tij janë shënuar edhe skuadra si Sint-Truiden dhe Carl Zeiss Iena.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?