FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Zbulohet data kur do të nisë sezoni i ri i kampionatit francez

Liga e parë franceze ishte një nga kampionatet e mëdha në Europë së bashku me Eredivisien holandeze që u ndërpre përfundimisht pas shpërthimit të pandemisë COVID-19. Gjithsesi Franca do të jetë një nga shtetet e para që do të nisë sezonin e ri futbollistik 2020-2021 pasi prej më shumë se 4 muajsh nuk është në aktivitet.

Pasi u zyrtarizua që formula e edicionit të ardhshëm nuk do të ndryshojë, tani ka ardhur edhe zyrtarizimi për datat se kur do të fillojë sezoni i ri. Ligue 1 do të startojë në 22 gusht, me javën e parë të kampionatit që do të luhet fundjavën e 22 dhe 23 gushtit.

Nuk është përcaktuar ende kalendari, ndërkohë është për t’u përmendur që kampionët e Ligue 1, PSG, do të luajnë dhe në Champions League gjatë muajit gusht, po ashtu dhe Lyon, me dy skuadrat që nuk do të kenë thuajse asnjë ditë pushim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?