ZYRTARE/ Zidane rikthehet në krye të Real Madridit
Zinedine Zidane është trajneri i ri i Real Madridit. Këshilli Administrativ i klubit ka pranuar propozimin e bërë nga presidenti Florentino Perez për të zgjedhur Zidane si pasuesin e Santiago Solarit.
Francezi do të firmosë deri më 30 qershor 2022. Zidane dhe Florentino Perez do të flasin përpara medieve, përkrah njëri-tjetrit në orën 20:00.
? Zidane regresa al @realmadrid.#HalaMadrid | #RealMadrid https://t.co/frvoYof4sx
— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) March 11, 2019
KOHA JONË SONDAZH

