Home Aktualitet “Sterilizimi”...

“Sterilizimi”, Ndreca: Mund të riverifikohet pozicioni i ish-ministrit Ilir Beqja

68
0

Juristi dhe avokati, Plarent Ndreca ka folur në lidhje me dosjen e “sterilizimit”, ku ka komentuar edhe rolin apo përgjegjësinë ligjore të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Sipas tij, për momentin në të cilën ndodhen hetimet, nuk mund të thuhet nëse shihet apo jo përgjegjësi ligjore nga Beqja, por ai nuk e përjashton që, në të ardhmen Prokuroria të mund të nisë një tjetër hetim, nga ku mund të rezultojë që ish-ministri të jetë i përfshirë.

”Në këto momente jemi në fazën kur Prokuroria nuk ka ngritur një akuzë, pra janë në fazën e dyshimeve, janë persona nën hetim, pra është çështje nën hetim. Unë nuk mund të them nëse shoh përgjegjësi ligjore në këto momente që flasim.

Nuk përjashtohet absolutisht mundësia që në të ardhmen, Prokuroria nëpërmjet një hetimi shtesë, të rezultojë me përgjegjësi të tjera, përfshirë edhe ministrin. Kështu që, ajo që pritet, referuar edhe vendimit të gjykatës, është që të bëhet një riverifikim i pozicionit të z. Beqja në këtë hetim penal”,-tha në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit