Home Sporti Strakosha bën...

Strakosha bën gati valixhet te Lazio, pritet transferimi në Premier League

99
0

Thomas Strakosha duket gjithmonë e më larg Lazios, edhe pse në javët e fundi ka rifituar vendin e titulluarit. Portieri i Kombëtares sonë ka përfunduar në orbitën e skuadrës së Watfordit.

Sipas “Sportmediaset”, kontaktet kanë nisur dhe po ecin mirë pasi oferta në tavolinë është tërheqëse ekonomikisht. Shumë nga zgjedhja e Strakoshës do të varet nga qëndrimi ose jo i tyre në elitën e futbollit anglez.

Nëse Watfordi bie në Championship, Strakosha nuk do ta pranonte ofertën e tyre. “Gardiani” shqiptar pritet që të largohet falas nga Lazio dhe të marrë dhe një rritje në pagë si shpërblim. Gjithsesi në javët në vijim do të kemi dhe një panoramë më të qartë për të ardhmen e tij. /R.Lika-Koha Jonë/

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit