Home Aktualitet Studentët eks...

Studentët ekselentë dalin në protestë: Po vonohet dhënia e bursave

40
0

Studentët ekselentë këtë të premte kanë dalë në protestë, pasi ankohen se nuk e kanë përfituar ende shumën prej 10 mijë lekësh në muaj. “Studioj për drejtësi. Nuk na e kanë hedhur bursën, me atë mund të paguaj konviktin, ushqimet etj. Edhe vitin e kaluar me vonesë i kanë hedhur”.

Sipas Bordit Kombëtar të Studentëve, shumica e tyre nuk e kanë marrë këtë financim mujor, duke kërkuar përshpejtimin e procedurave.

”Janë 85% që nuk e kanë marrë. Familjet shqiptare janë të mesme e të varfëra dhe nuk kanë mundësi që të financojnë sa duhet fëmijët e tyre. Bursa është modeste, por të paktën mbulon diçka”,-thotë Gevio Tabaku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit