Home Aktualitet Studimi i aka...

Studimi i akademisë së Shkencave për Covid-19, Rakacolli: Tregon se vjeshtë-dimër do të jetë më e lehtë

46
0

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se studimi i Akademisë së Shkencave ka të bëjë më zero prevalencën, pra me gjetjen e anti-trupave. Për të konkluzioni në këtë studim është padyshim se vaksinimi ka qenë efikas dhe se periudha vjeshtë-dimër do të jetë më e lehtë.

”Studimi i Akademisë së Shkencave ka të bëjë më zero prevalencën, pra me gjetjen e anti-trupave. Dhe kjo gjë nuk shkon përherë me imunizimin. Një gjë e tillë u shpjegua edhe nga profesori në prezantim. Kampionët kanë qenë të ndryshëm për të parë anti-trupat e personave. Konkluzioni në këtë studim është padyshim se vaksinimi ka qenë efikas. Rritja e imunizimit pas vaksinimit ka qenë i ndjeshëm. Prandaj nga ky konkluzion i akademisë mund të themi se periudha vjeshtë-dimër, nëse vazhdon ky variant virusi, pa ndonjë mutacion tjetër, del që nuk do të kemi një situatë të rënduar. Mesazhi nga ky studim është se qytetarët duhet të rendin drejt qendrave të vaksinimit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit