Home Bota Studimi për O...

Studimi për Omicron, Britania pret një valë të madhe në janar

68
0

Britania e Madhe do të përballet me një valë të madhe të rasteve me Omicron në muajin janar.

Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët, të cilët parashikojnë se kjo është e pashmangshme me masat aktuale për luftimin e pandemisë koronavirus.

Numri i jetëve të humbura nga varianti i ri deri në fund të Prillit mund të variojë nga 25 mijë deri në 75 mijë, në varësi të performancës së vaksinave.

Por shkencëtarët, që kryen studimin, kanë disa paqartësi në parashikimin e tyre. Në skenarin më të keq, do të duhen kufizime më të ashpra për të frenuar tejmbushjen e spitaleve. Megjithatë, ata pohojnë se Omicron është më pak i ashpër se variantet e tjera të Covid-19.

Sipas shkencëtarëve, përhapja e lartë e Omicron do ta bëjë atë variantin më mbizotërues në Britani deri në fund të këtij viti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit