Home Bota Suedia heq të...

Suedia heq të gjitha masat anti-Covid. Virusi nga tani do të konsiderohet si sëmundje endemike

226
0

Suedia ka shfuqizuar të gjitha masat epidemiologjike, duke i dhënë fund testimit masiv pa pagesë për COVID-19 si dhe ka hapur të gjithë kufijtë për qytetarët e Bashkimit Evropian.

Koronavirusi prej sot në këtë vend do të trajtohet si sëmundje endemike. Ky urdhër do të hyjë në fuqi sonte pasmesnate, e suedezët u janë bashkuar danezëve dhe norvegjezëve, që më herët shfuqizuan masat e njëjta.

Autoritetet shëndetësore konsiderojnë se pandemia po hyn në atë që po përshkruhet si faza e re, pasi që varianti Omicron nuk po u shkakton edhe aq shumë probleme të infektuarve.

Suedezët madje kanë hequr edhe certifikatat COVID, si dhe bartjen e obligueshme të maskës në transportin publik.

Pandemia nuk ka marrë fund, por po hyjmë në një fazë të re. Situata është përmirësuar, e disa studime po tregojnë se Omicroni po shkakton më pak probleme”, tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit