Home Bota Sulm terroris...

Sulm terrorist me dron në aeroportin e Arabisë Saudite, raportohet për disa të plagosur

113
0

Dhjetë persona u plagosën ditën e djeshme nga një sulm me dron në aeroportin e Mbretit Abdullah, në qytetin jugor të Jizanit, në Arabisë Saudite.

Gjashtë shtetas sauditë, tre shtetas nga Bangladeshi dhe një sudanez u plagosën nga sulmi me eksploziv i realizuar përmes dronit në aeroport. Mediat e huaja bëjnë me dije gjithashtu se disa nga dritaret e fasadës së aeroportit u thyen gjithashtu gjatë sulmit.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri në Jemen në vitin 2015, duke mbështetur forcat e qeverisë së rrëzuar të Presidentit Abdrabbuh Mansur Hadi dhe duke luftuar grupin Houthi të lidhur me Iranin.

Asokohe nuk pati asnjë pretendim të menjëhershëm nga Houthis, ndërkohë që grupi ka nisur së fundmi sulme të herëpashershme me dronë dhe raketa që synojnë Arabinë Saudite.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit