Home Aktualitet Sulmi i armat...

Sulmi i armatosur në veri të Kosovës, Milan Radoiçiç jep dorëheqjen si nënkryetar i Listës Serbe

36
0

Milan Radoiçiç është dorëhequr nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe. Ka qenë vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç që ka bërë me dije vendimin, duke thënë se kjo erdhi për shkak se Radoiçiç nuk dëshiron që të dëmtojë Listën Serbe.

“Radoiçiç nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, tha Vuçiç.

Nga ana tjetër, ai tha se e sheh Listën Serbe si “luftëtarë të lirisë” dhe se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë e mendojnë të njëjtën gjë. Nga ana tjetër, në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll, presidenti serb e cilësoi situatën në Kosovë si shqetësuese.

“Nuk e di nëse ajo që ndodhi ishte një pikë kthese. Jam shumë i shqetësuar sepse e di sa agresivë janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Sidomos kur besojnë se kanë shumë mbështetje nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe kjo më shqetëson dhe më tremb”, tha ai.

Autoritetet në Prishtinë e lidhin Milan Radoiçiçin me të shtënat në Banjska, si organizator i sulmit. Policia e Kosovës ka bastisur sot vilën ku ai jeton.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit