Home KRYESORE Sulmi kiberne...

Sulmi kibernetik ndaj e-Albania, Balluku: FBI në Tiranë. Hetim për autorët

271
0

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku që nga Vlora tha se në Tiranë ndodhet një ekip i FBI-së për të hetuar sulmin kibernetik që bllokoi e-Albania për disa ditë. Sipas saj, vendi ynë po merr masat përkatëse për t’u përballur me sulme të kësaj natyre në të ardhmen.

“Ne e kemi tejkaluar, kemi pasur një mbështetje nga grupi i microsoft dhe shërbimet janë kthyer. Ka zgjatur 14 ditë, por që në ditën e 4 kemi nisur rikthimin.

Ka qenë sulm masiv, jo nga adoleshent amator, ka pasur një sulm të mirëorganizuar, megjithatë me punën nga AKSHI dhe me mbështetjen e partnerëve tanë amerikanë dhe europian, sidomos një dislokim të FBI dhe do ketë një investigim të thellë.

Do na japin të dhënat si ka ndodhur sulmi, nga ka ardhur. Ne kemi qenë të kujdesshëm me publikun. Po punojmë akoma më tepër dhe kërkojmë mirëkuptimin e çdo qytetari, sulmet kibernetike nuk reshtin, ne po punojmë për fortifikimin e tyre”, tha Balluku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit