Home Aktualitet ”Superm...

”Supermarket i kr*mit”, nga kalla**nikovët te snajperi e maskat në Babicë të Vlorës

165
0

Një tjetër bazë armësh është zbuluar ditën e sotme në Babicë të Vlorë. Gjatë aksionit të ndërmarrë në orët e para të mëngjesit nga drejtoria vendore dhe forcat operacionale janë gjetur një numër i madh i armëve të zjarrit.

Mes armëve të sekuestruara janë pistoleta, kallashnikovë, fishekë, maska me imazh njeriu, çifte, tritol, targa, radio-marrëse e snajper të cilat dyshohet se janë përdorur për të furnizuar eksponentë të krimit për të paktën për dy ngjarje kriminale.

“Janë sekuestruar snajper, armë luftarake, pistoleta, 7 kallëpe lëndë eksplozivi. Dylbi, aksesorë plotësues, sasi e madhe fishekësh, 45 krehra automatiku. Një sasi shumë e madhe municioni, aparate celularë, radio marrëse, antenë. Ftoj qytetarët të jenë më bashkëpunues me drejtësinë. I referohemi dy ngjarje kriminale, armët do t’i nënshtrohet ekspertizës. Do t’i nënshtrohen të gjitha provave. Janë të dyshuar për një ngjarje kriminale në Vlorë”,-tha kreu i policisë së Vlorës në një konferencë për shtyp.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit