Home Sporti Supersfida Mi...

Supersfida Milan-Juve, Allegri: Dybala i qetë, nesër na duhet fitorja

45
0

Massimiliano Allegri foli në prag të ndeshjes Milan-Juve në “San Siro”, që do të luhet nesër në mbrëmje. Strategu bardhezi theksoi se ky është momenti i duhur që ekipi i tij të futet mes katër vendeve të para.

“Do të ishte mirë që këto ndeshje të luheshin në një stadium të mbushur, por tani nuk është e mundur. Është gjithmonë Milan-Juve, edhe kësaj here sfidë mjaft e rëndësishme për klasifikimin. Të gjithë janë mirë, përveç Bonucci dhe Ramsey. Sot do të vlerësoj seancën e fundit stërvitore dhe të vendos për formacionin.

Ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Nuk duhet të mendojmë për kampionatin apo vendin e katërt. Në fund do të shohim ku mund të arrijmë. Të marrim tri pikët nesër nuk do të jetë e lehtë. Milani luan mirë, di të bëjë mirë si me topa të lartë, ashtu edhe në kundërsulm. Ka marrë shumë rezultate të mira dhe po lufton për titull. Ne po përpiqemi të qëndrojmë afër katërshes së parë. Nuk jemi përshirë ende mes katër më të mirëve? Ndoshta nesër është koha e duhur.

Dybala? Ai është shumë i qetë, fizikisht ndihet mirë dhe po rritet. Paulo është më i lirë për të luajtur dhe ka më pak përgjegjësi mbi të. Jam i kënaqur me çfarë po bën. Që tani deri në fund të sezonit do të na japë shumë”, theksoi trajneri i Juventusit.

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit