Home Aktualitet Supriza në Ti...

Supriza në Tiranë që mposhti edhe PD-në, Qori mesazh qytetarëve: S’do e tradhtoj besimin tuaj

841
0

Një forcë e re politike doli në vend të tretë në bashkinë e Tiranës, që mposhti edhe PD-në zyrtare të Enkelejd Alibeajt. Arlind Qori ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve të 14 majit, ku ia doli që të renditej i treti në garën për Tiranën, duke lënë pas edhe Roland Bejkon e Partisë Demokratike.

Në fjalimin e tij pas fitores, Qori tha se këto vota i sheh si një shpresë për të vazhduar përpara, duke theksuar se në asnjë moment nuk do tradhtojë besimin që i kanë dhënë.

“Të kisha mundësi do u puthja duarve, jo se më kanë votuar mua, por sepse me votën e tyre, në një situatë ku gjysma e shqiptarëve mendojnë të largohen nga Shqipëria, kanë guxuar, na kanë besuar në çdo ditë të kësaj fushatë dhe dua të them që më parë hidhemi në zjarr se të tradhtojmë këtë akt të madh qytetari që në kushte kaq të vështira na kanë besuar”, tha Qori.

Qori mori 13835 vota dhe “Lëvizja Bashkë” arriti që të marrë edhe 1 mandat në Këshillin Bashkiak. Ai mundi edhe Bejkon, i cili është renditur i katërti në këto zgjedhje me 12388 vota.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit