Home Aktualitet Tabaku: Qever...

Tabaku: Qeveria refuzoi nismën e PD për të ulur TVSH-në për ushqimet nga 20% në 6%

42
0

Nënkryetarja dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku reagoi pas votimit të buxhetit në Kuvend, ku thotë se qeveria refuzoi nismën e PD për të ulur TVSH-në për ushqimet nga 20% në 6%. ”659 mijë individë sot janë në minimumin e jetesës. 40% e buxhetit familjar sot shkon për mbijetesë dhe ushqim, por qeveria rrëzoi nismën tonë per uljen e çmimeve, rriti taksat për fermerët dhe uli kompensimin! Buxheti i miratuar sot formalizoi kapjen e shtetit, ligjet me porosi për klientët e qeverisë”.

Postimi i plotë

Fatkeqësisht, sot qeveria refuzoi nismën e PD për të ulur TVSH-në për ushqimet nga 20% në 6%. Në një situatë të paprecendentë të rritjes së çmimeve, kur çdo qeveri po merr masa për të mbrojtur qytetarët dhe shtresat në nevojë, qeveria Rama refuzoi sot të miratojë masa nxitëse për konsumin dhe për familjet në nevojë.

📌 659 mijë individë sot janë në minimumin e jetesës. 40% e buxhetit familjar sot shkon për mbijetesë dhe ushqim, por qeveria rrëzoi nismën tonë per uljen e çmimeve, rriti taksat për fermerët dhe uli kompensimin! Buxheti i miratuar sot formalizoi kapjen e shtetit, ligjet me porosi për klientët e qeverisë,
🔴Ulet taksa e karburantit për jahtet
🔴Hiqet taksa për qumështin pluhur
Çfarë parashikon qeveria për qytetarët e zakonshëm dhe fermerët vitin e ardhshëm? Vetëm rritje çmimesh.
🔴Rritjen e TVSH-së në bujqësi, që do të sjellë rritjen e mëtejshme të çmimeve.
🔴Rritjen e taksës për gazin, që do të shtrenjtojë koston e jetesës për shqiptarët.
Fatkeqësi që përpara së të mbrojë shqiptarët me nisma si e jona për uljen e çmimeve, Edi Rama voton për të mbojtur interesat financiarë të një grushti njerëzish.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit