Home Aktualitet Takime, por e...

Takime, por edhe batuta në Shkodër, Rama: Majlinda është ëmbëlsira, ça i bie të jem unë? Prefektja: Qershia

161
0

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimet falënderuese pas fitores së thellë më 14 Maj, dhe sigurisht që e nisi nga Shkodra, ku pas 32 vitesh kjo bashki do të drejtohet nga PS-ja.

Gjatë takimit nuk kanë munguar batutat as me prefektin e qarkut, Majlinda Angonin. Ministrja Elisa Spiropali e ka cilësuar Angonin si ëmbëlsira duke e lënë të fundit për ta falënderuar, ku pas saj do ta merrte fjalën kryeministri Edi Rama.

“Ça i bie të jem unë nëse, Majlinda është ëmbëlsira”, ishte pyetja e kryeministrit, për të cilën nuk munguan të qeshurat, po asnjë përgjigje nga prefekti, e cila e ka cilësuar Ramën si qershia.

Elisa Spiropali: Një përqafim të fortë për prefekten më të mirë, Majlindën. E lashë ëmblësirën për në fund.

Edi Rama: Majlinda është ëmbëlsira, pas ëmbëlsirës ça i bie të jem unë?

Majlinda Angoni: Qershia, qershia!

Edi Rama: Unë qershi, më duket cik si shumë e ekzagjeruar, nejse të paktën nuk ju shkoi mendja aty ku më shkoi mua.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit