Home Aktualitet Taulant Balla...

Taulant Balla: Kryeministri do të votojë Ardian Dvoranin për President!

1487
0

Taulant Balla foli fjalë të mira për Majlinda Bregun si kandidate për Presidente, por më pas e spostoi duke ia lenë fajin PD.

“Kam vlerësim tejet pozitiv me znj. Bregu. Më vjen shumë keq që opozita nuk e propozoi znj. Bregu”, deklaroi Balla.

Por drejtuesi i grupit parlamentar socialist tha se do ta votonte Ardian Dvoranin për President.

I pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli nëse emri i Bregut dhe Dvoranit janë në listën e emrave që do të diskutohen të shtunën në Kryesinë e PS-së, ai nuk e mohoi këtë gjë.

Ai tha se shpreson që kandidatin e socialistëve për President ta mbështesin më shumë se sa 74 deputetë.

“Shqipëria duhet të ketë një president sa më të pranuar nga të gjitha shqiptarët. Prandaj kemi thënë që nuk duam një president të PS, por të të gjithë shqiptarëve”, – tha Balla.

Por pas emisionit Balla ka thënë gazetarëve se kryeministri e ka mbyllur, do të votojë Ardian Dvoranin si President Republike, edhe për inat të Ilir Metës.

Pra gabimisht PS po sposton dy emrat VIP, Ina Ramën dhe Majlinda Bregun, nga kandidimi, ku sejcila do të ishte një Presidente e jashtëzakonshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit